Ujësjellësi tregon a ka krizë për ujë në kryeqytet

Prishtina

Ujësjellësi tregon a ka krizë për ujë në kryeqytet

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:06
KRU Prishtina

Ditëve të fundit në Kosovë kanë depërtuar masat e ngrohta ajrore duke bërë që temperaturat të arrijnë vlera të larta. Si rrjedhojë edhe vera parashikohet të jetë e nxehtë e pa të reshura. Kjo mund të shkaktojë edhe mungesë të ujit në dy burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin e Kosovës dhe fshatrat përreth. Zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” thanë se nuk ka gjendje alarmante e as krizë për ujë të pijshëm. Por në të njëjtën kohë KRU “Prishtina” apelon qytetarët për kursim maksimal të ujit.

Zyrtarë nga kjo kompani janë shprehur se po mundohen të bëjnë furnizim të rregullt me ujë.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a. me te gjitha mundësitë teknike të sistemit po mundohet të mbajë një tempo të rregullt të furnizimit me ujë, duke u siguruar qytetarëve të saj / konsumatorëve shërbime gjithnjë e më cilësore, duke filluar nga furnizimi stabil me ujë, cilësia e ujit dhe metoda efikase për realizimin e pagesave të tyre për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit”.

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u shprehën se duhet të kursehet uji në mënyrë që burimet e ujit që i kemi të mos shteren.

“Uji duhet kursyer në çdo kohë, në çdo moment, sepse gjithnjë duhet ruajtur rezervat dhe burimet e ujit qe i kemi ne dispozicion, pavarësisht niveleve të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore prej nga furnizohemi me ujë të gjithë”

Zyrtarët e kompanisë thanë se të dhënat e fundit për nivelin e ujit në dy liqenet kryesore që furnizojnë kryeqytetin me ujë flasin për rritje më të madhe të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës sesa në atë të Badocit.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është -3.94 metra nën kuotën maksimale ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit -5.40 metra nën kuotën maksimale, që do të thotë se rritja e nivelit të ujit pas reshjeve atmosferike ka qenë e fokusuar më shumë në liqenin e Batllavës për shkak të pellgut të saj më të madh dhe prurjeve më të mëdha nga përrojët përreth saj”.

KRU “Prishtina” deklaruan se krizë për ujë nuk do të ketë këtë vit së paku deri në pranverën e ardhshme.

Ata po ashtu apeluan qytetarët për kursim të ujit gjatë kësaj vere.

“Lusim qytetaret për kursim uji, sepse uji gjate verës mund të mos arrijë në disa pika të larta, për shkak të keqpërdorimit që bëhet në pika më të ulëta, varësisht nga pozita gjeografike”

Nga kompania thanë se ndaj atyre që e keqpërdorin ujin dhe që janë të kyçur ilegalisht në sistemin e rrjetit të ujësjellësit do të ndërmerren masa ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat