Fillon aksioni i largimit te mbeturinave te vëllimshme

Prishtina

Fillon aksioni i largimit te mbeturinave te vëllimshme

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:24
Mbeturinat e vëllimshme

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton qytetarët se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka filluar aksionin pesë (5) ditor për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave te vëllimshme në Qytetin e Prishtinës.

Aksioni ka filluar ne pesë zona te qytetit ku do te bëhët grumbullimin i mbeturinave si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Ky do të jetë orari largmit te ketyre mbeturinave:

- E hënë, 17.06.2019 – Mati 1, Matiqan, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha; - E marte, 18.06.2019 – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali; - E mërkure, 19.06.2019 – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik; - E enjte, 20.06.2019 – Kodra e Trimave; - E premte, 21.06.2019 e premte – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.

Ky aksion organizohet për te disaten herë radhazi dhe ka për qëllim lehtësimin e qytetarëve në renovimin apo pastrimin e shtëpive/banesave të tyre ne stinën e pranverës.

Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë lut qytetarët të respektojnë orarin për largimin e këtyre mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat