Faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë fillon me 25 qershor 2019

Prishtina

Faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë fillon me 25 qershor 2019

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:55
Prishtinë

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga dita e martë, 25.06.2019, do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm procesin.

Njoftimi i plotë:

“Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:

25.06.2019: Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e

Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane;

26.06.2019: Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari;

27.06.2019: Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat;

28.06.2019: Bregu I Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re;

29.06.2019: Tasligje, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe;

30.06.2019: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh,

Tenezhdoll, Vranidoll.

Bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Komuna e Prishtinës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat