Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar së është hapur qendra e tretë për qëndrim ditor të të moshuarve në Pejton.
Ahmeti shkruan se Prishtina është e para dhe e vetmja komunë që investon në qendra sociale për të moshuarit dhe pensionistët.
“Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim” shkroi Ahmeti.
Ai duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj qendre, bëri thirrje për kujdesje dhe respekt më të shtuar për të moshuarit.
“Më e pakta që mund të bëjmë, është që të kujdesemi dhe respektojmë brezin që kontribuoi shumë në kohërat më të vështira” shkroi ai.