VV e konsideron jo ligjore shpalljen për kiosqet në Prishtinë

Prishtina

VV e konsideron jo ligjore shpalljen për kiosqet në Prishtinë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 13:52
Konferenca per media

Shpallja e komunës së Prishtinës për ndërrim të kiosqeve në 36 lokacione në kryeqytet po konsiderohet nga Lëvizja Vetëvendosje se po bëhet me parregullsi të shumta dhe në kundërshtim me ligjin. Përveç kësaj u tha se shpallja është shumë diskriminuese që iu përshtatet kompanive të mëdha dhe jo bizneseve të vogla. Për këtë ftuan Prokurorinë dhe Autoritetin e Konkurrencës që të hetojnë në detaje këtë rast.

Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli përmes një konference për media, tha se shpallja për dhënie të kiosqeve është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është formuar asnjë komision për ankesa dhe janë anashkaluar disa faza.

Sipas saj, kryetari i komunws Shpend Ahmeti i ka dhënë premtim më herët që këto kiosqe do t’iu takojnë familjeve që janë në nevojë, por tash siç tha Pacolli, komuna po iu përshtatet më shumë kompanie të mëdha.

Pacolli: Anashkalimi i fazave të domosdoshme është i çuditshëm dhe lë vend për dyshime

“Anashkalimi i fazave të domosdoshme është i çuditshëm dhe lë vend për dyshime. Kohëve  të fundit të gjithë tenderët, ku përfshihen shuma të mëdha dhe interesa të korporatave kryen shpejt dhe pa probleme. Të gjitha në heshtje. Ndërsa ndërtimi i një parku apo një çerdhe, apo lirimi i shtigjeve për këmbësor zgjatet me muaj dhe vite dhe dëgjojmë  arsyetime të kota dhe të vazhdueshme për mos realizimin e tyre”, tha deputetja Pacolli.

Ndërkaq, kryetari i qendrës në Prishtinë, Arben Vitia tha se kriteret e vendosura janë diskriminuese dhe se në këtë formë vetëm sa nuk janë shpallur emrat e fituesve.

Vitia: Kriteret janë diskriminuese për shumicën e qytetarëve

“Kriteret janë diskriminuese për shumicën e qytetarëve që janë të interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi. Kriteri i përcaktuar për aplikuesit  që të kenë rrjetin e së paku pesë dyqane ose marketve dhe qarkullimin prej minimale prej 5 milionë euro në tre vitet e fundit do të eliminoj konkurrencën  dhe forcon bindjen se fituesit vetëm janë zgjedhur paraprakisht”, tha ai.

Për këto pa rregullsi, Vitia kërkoi që ndalet kjo padrejtësi dhe ftoi prokurorinë që të hetoi këtë rast dhe Autoritetin e Konkurrencës.

Vitia: Sa më shpejt të ndalet kjo padrejtësi

“Ky njoftim përveç që është i padrejtë, jo etik bile dhe amoral në veti përmban dhe shkelje të cilat u listuan këtu. Shpresojmë që organet përkatëse do të marrin hapat e nevojshëm për të ndaluar këtë proces në komunën e Prishtinës. Prandaj iu bëjmë thirrje të gjitha organeve përkatëse duke filluar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Prokuroria por dhe gjitha institucioneve tjera relevante që sa më shpejt të ndalin këtë padrejtësi ndaj qytetarëve dhe bizneseve në komunë të Prishtinës”, deklaroi Vitia.

Ndryshe, në shpalljen e komunës së Prishtinës për kisoqe ka kohë deri më 16 korrik të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat