Bërlloku prish pastërtinë dhe hijeshinë e Pishinës së Gërmisë

Prishtina

Bërlloku prish pastërtinë dhe hijeshinë e Pishinës së Gërmisë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:19
Bërlloku në Pishinën e Gërmisë

Edhe pse kryeshefja ekzekutive e “Sport Marketing, Majlinda Sopi, kishte konfirmuar para hapjes se janë kryer të gjitha përgatitjet paraprake që pishina e Gërmisë të funksionoj si duhet, nuk duket se kjo pishinë i plotëson kriteret bazë të higjienës.

Një lexues ka dërguar  imazhe ku shihen mbeturina dhe papastërti në një qoshe të pishinës së Germisë.

Këtë vit kjo pishinë kishte shumë vizitorë si rezultat i temperaturave të larta.

Image

Hapja e pishinës ishte paraparë të bëhej më 11 qershor, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, por nuk dihet pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pavarësisht motit të mirë e temperaturave të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat