Pronarët e kiosqeve protestë para Komunës së Prishtinës

Prishtina

Pronarët e kiosqeve protestë para Komunës së Prishtinës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot prej orës 09:00 pronarët e kiosqeve të Prishtinës do të mbajnë një protestë një orëshe para Komunës së Prishtinës.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësues të protestës kanë deklaruar për KosovaPres se në kohën sa do të mbahet protesta, nga ora 09:00  deri në orën 10:00  të gjitha kiosqet do të jenë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat