Kiosqet e reja në Prishtinë, pronarët kërkojnë ulje të kritereve

Prishtina

Kiosqet e reja në Prishtinë, pronarët kërkojnë ulje të kritereve

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:43
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Pronarët e kiosqeve në Prishtinë mëngjesin e sotëm i kanë zënë derën kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Rreth një orë ata kanë protestuar për të kundërshtuar ankandin e komunës për kiosqet e reja në kryeqytet. Sipas tyre kriteret e organeve komunale janë diskriminuese dhe papërballueshme për bizneset e vogla.

Protestuesit kërkuan nga asambleja komunale që të votojnë që shfrytëzuesve aktual t’iu vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të kiosqeve. 

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti adresoi akuza ndaj organeve komunale, sipas tij ka manipulime dhe këtë e dëshmon se njëri prej drejtorëve të kryetarit Shpend Ahmeti është bashkëortak me njërin prej rrjetit të dyqaneve të mëdha.

Ahmeti: Këta i kanë qitë disa kritere janë të papërballueshme

“Këta i kanë qitë disa kritere janë të papërballueshme, 5 milionë euro për tre vitet e fundit në qarkullim dhe në minimum rrjet të marketeve prej pesë dyqaneve në komunën e Prishtinës. Kryetari aktual as nuk na ka pranuar në takim tek dera e kam takuar këtu më ka thënë nesër- pasnesër e kot... ato i përballojnë vetëm dostat e tyre. Njëri prej drejtorëve, drejtori i caktuar që është për dhënien e kiosqeve që na ka shkruar se kush dëshiron me aplikuar  është ortak me njërin prej atyre të rrjetit të marketeve aty...Të merren parasysh kërkesat tona, ne jemi në gjendje me paguar taksën aktuale, me vet financim për vendosjen e kiosqeve të reja ashtu sipas planit që e kemi marrë. Vetëm kush me qenë pronar aty kemi kundërshtime”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, njëra prej pronareve të deri tanishme të një kioske në Bregun e Diellit, Fitore Qerimi u shpreh se gjendja e tyre financiare është e rëndë dhe se me mbylljen e kioskës do  të mbesin pa punë.

Qerimi: E kisha lutur Shpendin që me na lëshuar prapë përsëri sepse mbesim pa punë ne

“Ne prej kësaj varemi që sa vite prej vitit 2008 e kemi që na ka lëshuar Isa Mustafa. E kisha lutur Shpendin që me na lëshuar prapë përsëri sepse mbesim pa punë ne. Unë sidomos mbes ma punë”, tha ajo.

Pikërisht për këtë çështje ditë më parë dhe partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media adresoi kritika për ankandin e komunës së Prishtinës për kiosqet.

***

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë mëngjesin e sotëm janë duke protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës për të kundërshtuar ankandin e ri të shpallur nga komuna për kiosqe.

Sipas tyre, kriteret e vëna nga komuna janë diskriminuese dhe të papërballueshme për bizneset e vogla dhe do të çojnë në shuarjen e tyre.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti paraqiti disa kërkesa ndaj Asamblesë komunale të Prishtinës.

Image

Sipas tij duhet t’iu vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të hapësirës së kiosqeve. Me anë të kësaj ai kërkoi që të largohet gjitha ato kritere diskriminuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat