Qytetarët e lagjes Mati 1 në Prishtinë kanë reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Mbrëmë në një tubim të ftuar në këtë lagje, ishte paraparë të marrë pjesë edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti, mirëpo ai kishte neglizhuar ftesën e qytetarëve.
Leunorë Krasniqi banore në këtë lagje, thotë se, Shpendi nuk merret me qytetarët se me komoditet e ka edhe këtë mandat të fituar nën singlen e LVV-së.
Lexojeni reagimin e saj:
Shpend pse s'u doke!!!
Në tubimin e ftuar me qytetar të lagjes Mati 1, ishte e paraparë të vij edhe kryetari i Komunes së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai si çdo herë edhe sot e neglizhoi ftesën e qytetarëve.
Shpendi nuk merret me neve se me komoditet e ka edhe kete mandat pasi fitoi nën singlen e VV-së.
Eh more Shpend ani ani, hajt se na vjen dita edhe neve...?