Shtëpia e Shëndetit në “Bregun e Diellit” pa ndërrim të natës

Prishtina

Shtëpia e Shëndetit në “Bregun e Diellit” pa ndërrim të natës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 06:48
Ilustrim

Derisa në këto ditë të nxehta të verës është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, një nga lagjet më të banuara në Prishtinë ka mbyllur dyert për qytetarët që kërkojnë ndihmë në orët e vona.

Një qytetar ka postuar në llogarinë e tij Facebook disa imazhe ku tregon se në derën e Shtëpisë së Shëndetit në Bregun e Diellit, personeli kishte lënë një mesazh në dyer ku shkruante: Ndrrimi i natës nuk punon.

Qytetari ka shprehur indinjatën e tij, teksa iu ka adresuar Komunës së Prishtinës me këto fjalë:

“Komuna e Prishtinës, ose tjera institucione kompetente, qysh osht e mundun ne kete shekull te ri mos me punu nderrimi i nates ne Shtepine e Shendetit te nje lagje kogja te madhe, Bregun e Diellit? Punetoret mrapa me thane qe gjithcka osht gati per me nise puna. Cka po pritni? A ka rendesi shneta per juve? A duhemi vec qishtu me u qu ne rrjete sociale me ju kryqezu per mangesite e juja? A keni ndergjegjje per mireqenien e miletit? Mos na komentoni ne statusa, levizni dhe shkoni hapeni nderrimin e nates sa nuk ka kersite dicka. Une jom me temperature, e deshta me shku me u mjeku, po ja, Prishtina dhe shendeti ne Bregun e Diellit, dobet. E une nuk reagoj shpesh, se shpresa vdes e fundit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat