Gropa e hapur në mes të rrugës në kryeqytet, ankohen qytetarët - Bota Sot
Gropa e hapur në mes të rrugës në kryeqytet, ankohen qytetarët

Prishtina

Gropa e hapur në mes të rrugës në kryeqytet, ankohen qytetarët

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:20
Foto

Shqetësimet e qytetarëve janë nga më të ndryshmet. Ndër to janë gropat e hapura në vend pasi kjo edhe po u rrezikon jetën atyre.

Sipas një qytetari i cili ka adresuar ankesën e tij në një faqe në Facebook, ka thënë se në Lagjen e Emshirit tash e sa muaj ndodhet një gropë e hapur dhe askush nuk po merret me të.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi ku mund të shihet gropa e cila ndodhet në mes të rrugës, përveç që rrezikon jetën e qytetareve ajo shkakton edhe probleme të qarkullimit të automjeteve.

“Në lagjen Emshir, ka disa muaj që është hapur kjo gropë dhe askush nuk merret më me të. Për muaj të tërë, nuk shihet as edhe një njeri që merret me sanim të kësaj gjendje.Gropa është në mes të rrugës dhe pamundëson qarkullim normal të veturave. Për të lëvizur në të dy kahjet, është krijuar edhe një shirit tjetër- i cili kalon mbi trotuar!Janë duke u rreziku këmbësorët, duke u ndotë ambienti (nga pluhuri), duke u shkatërrua trotuari- e e gjithë kjo nga lënija e punëve në gjysmë”, është shprehur një qytetar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...