Një lajm i rëndësishëm për ata që jetojnë në Prishtinë

Prishtina

Një lajm i rëndësishëm për ata që jetojnë në Prishtinë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:28
Prishtinë

Për dy ditë me radhë sa në Prishtinë mbizotëroi mot me shi, rrugët e qytetit i bllokuan. U vështirësua kalimi i këmbësorëve dhe makinave. Të shumta ishin ankesat e qytetarëve drejt Komunës së Prishtinës për mos planifikim të mirë të kanalizimeve. Ani pse nuk ka kompetencë për vlerësimin e dëmeve, Komuna e Prishtinës po thotë se dëmet ishin të vogla dhe se nuk ka një fond për kompensimin e tyre

Rrugët e Prishtinës u vërshuan nga uji për dy ditë me radhë. Reshjet e mëdha të shiut bënë që të vështirësohet kalimi i qytetarëve. Përveç rrugëve, uji depërtoi edhe në bodrumet e ndërtesave në kryeqytet.

Madje, shiu depërtoi edhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore ku shkaktoi dëme të kosiderueshme.

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së mërkurë ka publikuar në faqen e saj në Facebook numrat emergjentë ku qytetarët mund të lajmërojnë për vërshimet dhe dëmet nga to.

Zëdhënësja për Informim në Komunën e Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se gjatë kësaj jave në qendrën e thirrjeve janë lajmëruar 21 raste të cilat kanë kërkuar ndihmë.

“Sipas informatave të pranuara në qendrën e thirrjeve, vetëm ditën e mërkurë kemi pasur  9  intervenime nga reshjet e shiut, dhe një rast shembje e rrugës  Rr. “Nekibe Kelmendi” afër Pallatit të Drejtësisë. Ndërsa gjatë javës kemi pasur gjithsej 21 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë nga reshjet e shiut me dëme të vogla ose pa dëme vetëm largim të ujit nga podrumet dhe hapje të pusetave të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike”, kanë thënë Mullafazliu.

Ajo ka shtuar se Komuna e Prishtinës nuk ka fond për kompensimin e dëmeve.   

“Sipas dispozitave te nenit 90 të ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera Nr.04/L-027  të datës 22.09.2011 ne nuk jemi kompetent për vlerësimin e dëmeve. Janë dëme të vogla, por nuk kemi fond për kompenzimin e dëmeve”, ka thënë Mullafazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat