Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka hedhur kritika ndaj Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.
Gashi ka thënë se Lekaj dhe Ahmeti po e “mbysin Prishtinën”, për shkak të kolonave të gjata në rtrafik, përcjell Bota sot.
Deputeti I LDK-së ka treguar se për t’I kaluar 3 kilometra me veturë në kryeqytet, i është dashur 1 orë e 20 minuta kohë.
“1 orë e 20 minuta për t’i kaluar 3 kilometra, Pal Lekaj në koordinim me Shpend Ahmetin po e ”mbysin” Prishtinën!!”, ka shkruar ai në Facebook./BS