Çudit deputeti i PSD-së, meritë e Shpend Ahmetit janë rëniet e shiut në Prishtinë

Prishtina

Çudit deputeti i PSD-së, meritë e Shpend Ahmetit janë rëniet e shiut në Prishtinë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:34
Shpend Ahmeti

Deputeti nga radhët e PSD-së, Salih Salihu, ka bërë një deklaratë interesante.

Sipas tij, njerëzit e kritikonin Shpend Ahmetin në kohën që nuk po binte në shi në Prishtinë, ndërsa tani kur ka ujë, të njëjtit që e kritikuan, nuk po i japim meritat e duhura Shpendit.

“Nëse nuk kish ra shi sivjet, uji kishte me qenë problemi kryesor. Por, ra shi, askush nuk po thotë që është sukses i Shpend Ahmetit që ra shi”, tha ai.

I pyetur nëse këtë do ta paraqesin si sukses edhe gjatë fushatës, Salihu, duke qeshur tha se do ta përdorin, sepse kur je njeri i drejt, shiu të bjen edhe në oborrin e shtëpisë.

“Po pra, kemi me përmend edhe në fushatë. Kur je njeri i drejtë, edhe shi të bjen në oborr”, deklaroi Salihu në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat