Askush s’po e përdor Autobusin e Aeroportit, po punon me humbje - Bota Sot
Askush s’po e përdor Autobusin e Aeroportit, po punon me humbje

Prishtina

Askush s’po e përdor Autobusin e Aeroportit, po punon me humbje

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 20:52
Pamje nga videoja

Autobusi i linjës Prishtinë – Aeroport nuk mori asnjë udhëtar në orarin e orës 13:00 të së martës.

Më së shumti ky transport po përdoret nga punëtorët e aeroportit.

E pjesën tjetër të udhëtarëve e përbëjnë shtetas të huaj.

Por, linja e lëshuar në funksion nga 1 maji, nuk po shënon rritje të numrit të udhëtarëve as në këta muaj të verës kur shënohet fluksi më i madh i njerëz që vijnë ose largohen përmes Aeroportit. Sipas zyrtarëve të këtij të fundit, janë 360 mijë udhëtar të regjistruar në muajin korrik dhe javën e parë të gushtit.

Dikush po ankohet se autobusi që lëviz çdo 60 minuta prej orës 3 të mëngjesit deri në 20, ka mangësi në kapacitetin e transportit të bagazhit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...