Në Parkun e Gërmisë nuk do të lejohen më festivalet

Prishtina

Në Parkun e Gërmisë nuk do të lejohen më festivalet

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Rreth 10 ditë pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill’’ parku i Gërmisë ka marrë këtë pamje.

Parkut më të madh të kryeqytetit, si rrjedhojë e festivalit, i ka humbur gjelbërimi e në këtë park po ashtu, vërehen edhe mbeturina të shumta, raporton KTV.

Përkundër faktit se skena kryesore është në proces të largimit, sipas qytetarëve ajo po bëhet në mënyrë të rrezikshme, derisa as gjendja e parkut, pas mbarimit të festivalit, nuk është e kënaqshme.

Në Drejtorinë e Parqeve në komunën e Prishtinës thonë se janë duke u marrë masa.

E për mbeturinat rreth skenës kryesore, Fatime Hajdari – Drejtore e Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës, tha se është e rëndësishme që punëtorët e mirëmbajtjes së parkut të mos rrezikohen nga punimet që janë duke ndodhur aktualisht.

Derisa theksoi se menjëherë pas largimit të kësaj skene nga parku, ata do të intervenojnë për të larguar edhe pjesën tjetër të mbetjeve.

Hajdari tutje shtoi se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit është nënshkruar një kontratë me organizatorët e festivalit.

Festivali “Sunny Hill” përfundoi më 3 gusht, ndërsa Hajdari tregoi se edicioni i radhës i festivalit do të bartet në Bërnicë dhe në Gërmi nuk do të ketë më organizime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat