Një pjesë e " Dardanisë" edhe sot pa ujë, oborri i shkollës mbushet me ujë

Prishtina

Një pjesë e " Dardanisë" edhe sot pa ujë, oborri i shkollës mbushet me ujë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 10:54
Lagjia “Dardani”,

Që nga dje lagjia “Dardani”, në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm, pasi kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos kanë dëmtuar për të dytën herë gypat e ujësjellësit.

Ujësjellësi Rajonal Prishtina dje njofto për dëmtimin e gypit nga kontraktorët e Termokosit, i cili ishte rregulluar në orët e vona të natës. Ndërsa, sot po të njëjtin kontraktorë kanë dëmtuar një gyp tjetër duke lënë pa ujë një pjesë të kësaj lagje.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Ndërkohë, banorët kanë dërguar fotografi që shihet se oborri i shkollës ‘Dardania’. Sipas tyre ka mundësi që me ujë është mbushur edhe bodrumi i shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat