“Termokos”: Nuk i kemi dëmtuar gypat e ujësjellësit në lagjen “Dardania”

Prishtina

“Termokos”: Nuk i kemi dëmtuar gypat e ujësjellësit në lagjen “Dardania”

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:52
Foto

Lagjja “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm pasi janë dëmtuar gypat e ujësjellësit. KRU “Prishtina” fajësoi ndërmarrjen “Termokos” për dëmin.

Mirëpo, pasditen e sotme reagoi edhe “Termokos” duke thënë se dëmtimi nuk është shkaktuar si pasojë e punimeve të kësaj ndërmarrje.

Sipas tyre, në pozicionin ku ka ndodhur sot shpërthimi i gypit të ujësjellësit nuk kanë qenë duke u zhvilluar kurrfarë punimesh as nga punëtorët e “Termokos” e as nga ndonjë kompani që kryen punime për këtë ndërmarrje.

“Termokos” thotë se shpërthimi i gypit të ujësjellësit, të premten pasdite në një pozicion tjetër në afërsi të shkollës “Dardania”, që është shkaktuar nga kompania e kontraktuar nga Komisioni Evropian për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, është sanuar një ditë më parë.

“Sido që të jetë NP ‘Termokos’ do të kërkojë më shumë përgjegjësi nga kontraktorët, që punojnë në projektet tona në mënyrë që të mos shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore kompanive të tjera, me të cilat ndërmarrja jonë ka bashkëpunim të shkëlqyer”, përfundoi komunikata e “Termokos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat