Të dielën mos ia mësyni Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Prishtina

Të dielën mos ia mësyni Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 07:37
Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës

Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe pa afat ditëve në vazhdim.

Sipas komunikatës së Sindikatës, grava vazhdon të dielën dhe vazhdon deri në realizimin e kërkesave.

Njoftim per rifillim te greves

Te nderuar kolege,

Ju falenderoj per pjesmarrjen dhe perkrahjen e te gjithe atyre qe u solidarizuan me greven tre ditore per realizimin e te drejtave tona.

Gjate ketyre tre diteve perkunder presioneve ne treguam nje shembull te vendosshmerise se ushtrimit te te drejtes sone elementare sic eshte greva per realizimin e te drejtave tona.

Ne i kuptojme te gjithe koleget tane qe pa vullnetin e tyre gjate greves kane kryer detyrat e tyre dhe nuk mbajme meri e aq me pak hasmeri, i ftojme qe edhe ata t’i bashkohen greves sepse eshte ligjore dhe ne te mire te te gjitheve.

Te dashur kolege, edhe pas tre diteve greve menaxhmenti nuk ka reflektuar pozitivisht ndaj kerkesave tona andaj konsiderojme se rruga jone drejte realizimit te tyre duhet te vazhdoje.Fakt eshte sepse ne nuk kemi pasur te drejte ligjore qe ta vazhdojme greven per arsye se eshte dashur te lajmerohej 72 ore me heret sepse eshte obligim ligjor,dhe ne si sindikaliste jemi çdohere ne respektim te ligjshmerise. Kuvendi sot me daten 21.08.2019 ka vendosur se greva do te vazhdoje ne diten e diele duke filluar nga ora 07:00 dhe do te vazhdoje deri ne realizimin e kerkesave tona te ligjeshme.Kolegë te nderuar,gjate kesaj periudhe 3 ditore te afatit ligjor nese keni ndonje presion,kercenim te çfaredo forme qofte shkaku i pjesemarrjes ne greve ju lutem raportoni rastin ne polici dhe me njoftoni mua ose perfaqesuesin tuaj sindikal.

Gjate kesaj kohe i japim mundesi menaxhmentit te reflektoje dhe te na ftoje ne dialog konkret per realizimin e kerkesave tona ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat