Shpend Ahmeti, tregon për gjendjen e personave të aksidentit në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti, tregon për gjendjen e personave të aksidentit në Prishtinë

Nga: M.H Më: 23 gusht 2019 Në ora: 13:53
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi në Komunën e Prishtinës, duke shkruar që polica është në vendin e ngjarjes dhe se ka të lënduar mirëpo nuk janë lëndimet e e rënda. Ahmeti beson që do të zbardhen detajet në vijim.

Postimi i plotë:

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat