QKUK tregon për gjendjen e të aksidentuarve në Prishtinë

Prishtina

QKUK tregon për gjendjen e të aksidentuarve në Prishtinë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:54
Foto

Specialistë në Klinikën Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave në Prishtinë, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Punëtori i kompanisë "Pastrimi" dhe një pacient tjetër që u sollën në qendrën emergjente janë liruar.

Ndërsa, për pacienten e tretë, Ibrahim Maliqi, specializant i mjekësisë emergjente tha se pritet raporti final në mënyrë që e njëjta më pas të lirohet.

Maliqi: Dy nga të aksidentuarit janë liruar

"Punëtori i pastrimit është liruar gjithashtu edhe një pacient tjetër, përveç një pacientes që i është bërë CT e kokës dhe qafës, presim edhe raportin final edhe do të lirohet", tha Maliqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat