Tmerr në autostradën Prishtinë-Pejë, më shumë se 10 aksidente e shumë të lënduar

Prishtina

Tmerr në autostradën Prishtinë-Pejë, më shumë se 10 aksidente e shumë të lënduar

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:46
Akisdentet në autostradën Prishtinë-Pejë

Diku rreth 10 aksidentet të ndryshme kanë ndodhur në Autostradën Prishtinë-Pejë saktësisht në vendin e quajtur Kroi i Mbretit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.

Ai ka treguar se ka njerëz të lënduar dhe dëmtime të shumta materiale.

“Ju informoj se ne Auostradën Prishtine- Pejë, konkretisht prej Sllatine, Kroi i mbretit deri ne Komoran, njesitet tona policore per menaxhimin e autostradës jane duke u marr me disa raste te aksidenteve, ku vlersohet se ka dëme materiale dhe lendime në njerëz.

Policia bashkë me ekipet e emergjencave eshte duke menaxhaur me ketë situate ku pas reshjeve atmosferike ne kete pjese te autostrades nga te dy anët  deri ne keto momente kane ndodhur me shume se 10 aksidente. Per detaje tjera ju njoftojme me vonë.

Ne kerkojme nga te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdeshem, vigjilent dhe psaqrisht kur kemi ndryshime atmosferike, si reshje etj , levizjen e automjeteve te tyre ta pershtatin me kushtet e rruges, per te shmangur aksidentet dhe te kene qarkullim me te sigurt”, ka thënë Hoxha.

Ja disa fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes./Express

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat