Këta janë të dorëhequrit e Alternativës në Prishtinë

Prishtina

Këta janë të dorëhequrit e Alternativës në Prishtinë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:08
Alternativa

Kryesia e Degës së Alternativës në Prishtinë edhe një herë ka sqaruar se në Kryesinë e saj ka patur trembëdhjetë anëtarë, ndërkohë dhjetë prej tyre kanë paraqitur dorëheqjen.

Kjo sipas tyre nënkupton se e gjithë struktura organizative dhe udhëheqëse e degës së Prishtinës është dorëhequr nga aktiviteti politik në këtë parti.

Dega e Alternativës në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht çdo bashkëpunim me partinë Alternativa për shkak të siç thonë ata, veprimeve autoritare të kryetares së kësaj partie Mimoza Kusari –Lila.

“Alternativa, e cila, ndonëse do të duhej të ishte sinonim i promovimit të frymës së liberal-demokracisë, falë veprimeve pas shpine, e shpeshherë edhe autoritare të kryetares Kusari-Lila dhe një grupi të ngushtë përreth saj, ndikoi në përçarjen e pariparueshme të partisë”, thuhet në njoftimin e degës së Alternativës në Prishtinë.

Dega e Alternativës në Prishtinë, thekson se duke i mbetur besnike parimeve të liberal-demokracisë dhe shtyrjes përpara të interesave publike, bëri gjithçka në fuqinë e saj për të ruajtur idenë mbi të cilën edhe ishte themeluar si projekt politik.

“Mirëpo, ky synim i kësaj dege, dhe i një pjese të konsiderueshme të degëve dhe anëtarësisë së Alternativës në nivel vendi, u anashkalua paturpësisht nga kryetarja Kusari-Lila dhe grupi i saj, për të çuar përpara projekte dhe ide me leverdi personale e grupore, duke anashkaluar apo nëpërkëmbur kështu të gjitha organet kryesore partiake”, thekson tashmë ish-dega e Alternativës në Prishtinë.

Të dorëhequrit nga dega e Prishtinës dhe pozitat e tyre janë:

1. Ilir Deda - Kryetar i degës/Nënkryetar i Partisë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

2. Adrian Çoça - Nënkrytar i parë i degës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

3. Rifat Deri - Nënkryetar i dytë i degës dhe Asambleist në K.K. Prishtinë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

4. Premtim Fazliu - Sekretar i degës, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe Këshillit të Përgjithshën

5. Valbona Osmani - Anëtare e kryesisë së degës, Pr dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm

6. Latif Latifi - Anëtar i kryesisë së degës, Pr.

7. Gent Konjohi - Anëtar i kryesisë së degës, Pr. Kryetar i Formunit Rinor, anëtar i kryesisë Qëndrore dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

8. Adnan Preniqi - Anëtar i  kryesisë së degës, Pr.;

9. Valon Latifi - Anëtar i degës dhe kryetar i Forumit Rinor të Prishtinës;

10. Faton Raçi - Anëtar i kryesisë së degës, Pr dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat