Problemet e “Emshirit”: Që 4 vjet s’funksionon kolektori i ujërave të zeza, rrezik edhe nga ura

Prishtina

Problemet e “Emshirit”: Që 4 vjet s’funksionon kolektori i ujërave të zeza, rrezik edhe nga ura

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 00:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shenjën paralajmëruese për punime në lagjen “Emshir” e ka mbuluar pluhuri.

Kjo shenjë e vendosur këtu para katër vjetësh, sipas banorëve, u vendos për të treguar se në këtë pjesë do të fillohet ndërtimi i një kolektori për rregullimin e kanalizimeve.

Mirëpo, sipas banorëve, puna këtu nuk u përfundua asnjëherë, derisa thonë se gjendja në këtë pjesë të lagjes është alarmante.

Banorët shtojnë se ndërtimin e rrjedhës së kanalizimit e kanë bërë të mundshme vetë ata me mjete të veta. E, problemin më të madh, këta banorë e kanë me rrugën e paasfaltuar që, sipas tyre, ua bën më të lehtë kyçjen në qendrën e qytetit.

Porse shtojnë se zyrtarët komunalë përgjegjësinë e kanë larguar nga vetja, derisa e kanë refuzuar edhe kërkesën e tyre për asfaltimin e rrugës.

Rrezik tjetër për këta banorë paraqet edhe ura që bën lidhjen e rrugëve të kësaj lagjeje. Urë kjo që për banorët paraqet rrezik të vazhdueshëm, si për ngasësit e makinave, ashtu edhe për këmbësorët.

Të kontaktuar nga televizioni, lidhur me shqetësimin e banorëve, askush nga zyrtarët komunalë nuk ka kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat