Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën punëtori i ndërtimtarisë

Prishtina

Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën punëtori i ndërtimtarisë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:46
Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën punëtori

Një burrë 55 vjeçar mbeti i vdekur të enjten pasdite,  në një ndërtesë në të cilën ishte  duke punuar si punëtor i ndërtimtarisë .

Ngjarja tragjike ku 55 vjeçari ra nga kati i shtatë i ndërtesës ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet e mjekësisë ligjore, njësitet policore dhe përfaqësues të prokurorisë.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pas të gjitha ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, viktima u largua nga objekti rreth orës 20:00 në mbrëmje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat