Përfundon Festivali “Ylberi i Prishtinës” 2019

Prishtina

Përfundon Festivali “Ylberi i Prishtinës” 2019

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur edhe dita e dytë dhe e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”.

Drejtoresha e festivalit Drita Rudi tha për KosovaPress se ky festival organizohet me qëllim të bashkimit të të gjithë fëmijëve që merren me vallëzim.

Rudi: Festivali synon bashkimin e fëmijëve që merren me vallëzim

“Qëllimi i  këtij festivali është bashkimi i të gjithë fëmijëve që merren me vallëzim, shoqërimi i fëmijëve , përcjellja e gjeneratave, dashuria ndaj muzikës popullore dhe veshjes kombëtare”, tha Rudi.

Nazmi Gashi, koreograf i Qendrës kulturore të fëmijëve, tha për KosovaPress se qëllimi i kësaj qendre është që fëmijët të ndiejnë urrejtjen që kanë pasur ndërmjet vete popujt e Ballkanit në të kaluarën.

Gashi: Të largohet urrejtja ndërmjet popujve

“Qëllimi i Qendrës së fëmijëve të Prishtinës ka qenë bashkimi i të gjitha grupeve etnike që janë maqedonase, bullgare, ruse, për t’u larguar urrejtja ndaj popujve, që së paku fëmijët mos të kenë urrejtje si kemi ne të rriturit”, tha Gashi.

Ndryshe ky festival ka mundësuar të krijojë miqësi ndërmjet fëmijëve pjesëmarrës nga vendet e ndryshme turistike.

“Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vjet me radhë.

Ai organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ndërsa realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës. Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat