Banorët e Prishtinës të frikësuar nga një person që ecën nëpër mure

Prishtina

Banorët e Prishtinës të frikësuar nga një person që ecën nëpër mure

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i dyshimtë është parë duke ecur nëpër muret e shtëpive në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Banorët e lagjes kanë bërë apel për kujdes të shtuar përmes një postimi në faqen ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, në rrjetin social Facebook.

“Banorë të Kolovices, kujdes nga ky person që dyshohet se kalon nëpër mure të shtëpive – sjellje e dyshimtë që u raportua nga disa fqinjë të lagjes. Lajmëroni policinë për çfarëdo dyshimi”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat