Ymeri: Kolovica e mirëpriti Koalicionin AAK-PSD

Prishtina

Ymeri: Kolovica e mirëpriti Koalicionin AAK-PSD

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 12:23
Visar Ymeri, pas takimit që e mbajtën në Kolovicë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Visar Ymeri, pas takimit që e mbajtën në Kolovicë, ka treguar me anë të një statusi në Facebook se çfarë ofron programi i tyre:

“Programi ynë e ka në qendër qytetarin, lirinë e tij, të drejtat e tij, mirëqenien e tij. I ka gratë e burrat bashkë e të barabartë. I ka punëtorët e të papunët, me mbrojtje e dinjitet. E ka afaristin e bujkun, me përkrahje e bashkëpunim. E ka policin e ushtarin, në siguri e mbrojtje. E ka shtetin e shoqërinë, me integritet e solidaritet”.

“Kolovica e mirëpriti Koalicionin 100%. Ashtu sikur krejt Kosova”, ka shkruar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat