Xhylie Balaj nga shkolla ‘Faik Konica’ në Prishtinë, ka thënë se deri më tani ka shkuar gjithçka mbarë.
“Ka filluar votimi, kemi votuesit e parë, gjithcka është mbarë deri më tani. Kanë të drejtë gati 9 mijë qytetarë dhe ka gjithsej 9 vendvotime”, ka shtuar ajo.
E njejta tha se ka një numër të votuesve të rinjë.
“Ka një numër të madh të votuesit e rinjë. Që dje ka arritur materiali jo i ndjeshëm edhe sot materiali i ndjeshëm, është sistemuar nëpër klasë. Gjithçka është në rregull”, ka thënë ajo.