Zjarri në Ulpianë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrshme si ishte përfshirë nga flakët një person - Bota Sot
Zjarri në Ulpianë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrshme si ishte përfshirë nga flakët një person

Prishtina

Zjarri në Ulpianë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrshme si ishte përfshirë nga flakët një person

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 20:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka marrë lëndime të mëdha trupore ndërsa pesë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas zjarrit që ka përfshi banesën në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Diamant Jusaj, i cili kishte thyer derën për të shpëtuar personin që ishte brenda, tha se kishte vetëdije mirëpo sipërfaqësisht kishte djegie në trup.

“Një grua ka kërkuar ndihmë. Ka thënë se zjarri ka kapluar një banesë. Kam vrapuar shpejtë dhe kam hipur lartë. Kam vërejtur që nga aty po del tym por dera ka qenë e mbyllur. Kam thyer derën. Kam tentuar të futem brenda për ndihme por ka qenë zjarr i madh dhe tym i madh gjithashtu. Kam dëgjuar një peron që ka thënë “dola, dola”. Nuk ka pasur nevojë për t’i dhënë ndonjë frymëmarrje artificiale sepse ka qenë me vetëdije. Ai ka qenë sipërfaqësisht i djegur në gjithë trupin”, rrëfen për RTV Dukagjinin, dëshmitari Diamant Jusaj.

Me të parë se po digjej banesa, edhe një tjetër dëshmitar kishte vrapuar për ta shpëtuar. E zëri i tij teksa kërkonte ndihmë, i ka mbetur në kokë këtij të fundit. Ndërsa shtoi se ka 1 vit që personi në fjalë nuk ka energji elektrike.

“Personi ka qenë i përzhitur në trup. Flaka vetëm i ishte afruar në trup. Nëse dera nuk do të hapej edhe një apo dy minuta ai do të digjej. Ka pasur vetëdije. Piskamat e tij “oj nanë, oj nanë” dëgjoheshin”, tregon dëshmitari tjetër.

Personi i cili ishte përfshirë nga zjarri, më së shumti djegie kanë dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë mirëpo me gjendje stabile, bën të ditur mjeku i cili e kishte pranuar këtë të fundit.

Megjithatë, shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen, e dëme janë pësuar edhe në banesën afër sipas komandantit të brigadës së zjarrfikësve për Rajonin e Prishtinës, Latif Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat