Hapet edicioni i tretë i Konventës së Industrisë së Veshmbathjeve - Bota Sot
Hapet edicioni i tretë i Konventës së Industrisë së Veshmbathjeve

Prishtina

Hapet edicioni i tretë i Konventës së Industrisë së Veshmbathjeve

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Sot në Prishtinë do të hapet Konventa e tretë vjetore e Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë.

Atij do t’i bashkëngjitet Shefja e Bashkëpunimit Zhvillimor pranë Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, dhe Kryetari i Bordit të Shoqatës së Marketingut të Veshmbathjeve të Kosovës, Bardha Sadrija.

Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës organizohet çdo vit për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.

Ngjarja do t’u ofrojë platformë për rrjetëzim prodhuesve të veshmbathjeve në Kosovë, agjencive qeveritare, donatorëve, blerësve ndërkombëtar dhe të gjithë akterëve relevant që veprojnë në industrisë e veshmbathjeve.

Konventa do të përfshijë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore, duke përfshirë stilistë individual dhe shtëpi të modës, dhe një sfilatë mode e cila do të shfaqë modelet më të fundit të veshmbathjeve të krijuara në Kosovë.

Në kuadër të Konventës do të mbahen një serë forumesh me prezantime dhe diskutime mbi temat kyqe në industrinë e veshmbathjeve.

Do të ketë takime afariste në mes bizneseve, të ashtuquajturat B2B, në mes prodhuesve kosovar dhe blerësve ndërkombëtar.

Përveç kësaj, do të mbahet edhe një ekspozitë e dizajneve të punuara nga finalistët e Konkursit të Dizajnit Studentor 2019, ku studentë nga kolegjet e dizajnit të modës garojnë për çmime. Ngjarja do të përfundojë me shpalljen e fituesve të konkursit.

Shoqata Kosovare e Marketingut të Veshmbathjeve (KAMA) organizoi këtë ngjarje me mbështetjen e projektit të USAID-it Fuqizimi i Sektori privat në partneritet me Sida-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat