Rritet niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë, qytetarët s’e ndalin djegien e qymyrit

Prishtina

Rritet niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë, qytetarët s’e ndalin djegien e qymyrit

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Prishtina po vazhdon të ketë ajër të pashëndetshëm.

Ndonëse temperaturat ende nuk kanë shënuar rënie të ndjeshme, ajri në kryeqytet po konsiderohet si i ndotur.

Sipas matësit të vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli aktual ndotës në kryeqytet është 168 ppm.

Image

Ky nivel, parashihet të jetë i pashëndetshëm për qytetarët të cilët e thithin këtë ajër.

Problematikë kryesore e institucioneve lidhur me këtë çështje po vazhdon të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat