Komuna e Prishtinës lejon të priten pyjet që u pyllëzuan para 40 vitesh

Prishtina

Komuna e Prishtinës lejon të priten pyjet që u pyllëzuan para 40 vitesh

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:41
Prishtinë

Pyjet që janë mbjellur tash e 40 vjet, po prehen me një vendim të Komunës së Prishtinës. Por, banorët e fshatit Lebanë po e kundërshtojnë prerjen e pyjeve dhe vendimin e komunës.

Një banor i fshatit po thotë se nuk e di si ka mundësi që ky veprim të jetë i ligjshëm. Madje ai thotë se është shokuar kur është njoftuar për vendimin e Komunës së Prishtinës.

 “Mendoj qe kjo është mënyrë e paligjshme, nuk e di kush e ka dhënë këtë urdhër me pre këtë vend. Kjo është diçka shokuese, këto pisha janë qe 40 vjet. Gjynah qa kanë bo. Flitet qe kanë me u pre 400 kubik pisha. Marrja e Zotit, s’po di as vet çka me fol. Prej Sllovenie, Kroacie kanë ardhë studentët e i kanë mjellur  këto pisha e tash m’i demtu, nuk po di, kjo është katastrofe.”, ka thënë një banor i fshatit.

Banorët e këtij fshati, duan ta ruajnë atë që e quajnë pasuri dhe për këtë arsye  po kundërshtojnë vendimin për prerjen e drunjëve.

“Kjo pjesë është pjesë e shtetit, ka 40 vjet qe janë mbjellur këto pisha, tash kanë fillu me u pre. Mëkat i madh është. Ne jemi kundër asaj. Nëse është dikush që është i interesuar me ruajt pasurinë e shtetit le te vjen këtu. Qysh i numërova ishin rreth 30 pisha qe janë pre”

E të kontaktuar nga T7, Komuna e Prishtinës,  ka arsyetuar veprimin për çka kanë dhënë leje.

Përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se prerja e pyjeve, po bëhet me qëllim të hapjes së korridoreve, qe mundësojnë intervenimet në rast të zjarreve.

“Me kërkesë të Agjensionit te Pyjeve, Komuna e Prishtines ka zhvilluar procedura te prokurimit për prerjen e drunjëve në një pjesë të pyllit,  me qëllim të hapjes së disa korridoreve, për të mundësuar intervenimet në rast të zjarreve. Të gjithë drunjtë e prerë, kanë qenë paraprakisht të identifikuara. Rrjedhimisht, edhe prerja ka qenë e aprovuar dhe me leje të Agjensionit”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Banorët treguan se në këtë fshat, asnjëherë më parë nuk ka pasur raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat