Qytetarët dëmtojnë trafostacionin në Prishtinë, hedhin cigare të ndezura

Prishtina

Qytetarët dëmtojnë trafostacionin në Prishtinë, hedhin cigare të ndezura

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar trafostacionin në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një deklaratë për media ka thënë se nga djegia e bërllogut, janë dëmtuar kabllot. Sipas tij, falë reagimit të shpejtë të punëtorëve, është evituar djegia e komplet trafostacionit.

Njoftimi i plotë:

Kujdes ndaj trafostacioneve

Përsona tē pakujdesshëm kanë derdhur bërllog tek një trafostacion në Breg të Diellit. E në bazë të vlerësimeve fillestare, persona tjerë të pakujdesshëm gjithashtu kanë pirë cigare aty duke shkaktuar djegien e bërllogut. Nga diegia e bërllogut janë djegur kabllot. Por, falë reagimit të shpejtë të punëtorëve të KEDS’it është evituar diegia e komplet trafostacionit.

KEDS dënin fuqishëm këto akte dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të mos i shndërrojnë trafostacionet në deponi bërllogu, pasi ato shërbejnë për furnizim me energji elektrike të tyre. Pra, duhet të kujdesen si një aset që u shërben ekskluzivisht atyre. Të njëntën kohë të evitohet çfarëdo djegie apo ndezje e gjërave në afërsi, pasi paraqet rrezik potencial për jetë apo të dëmtimit të pajisjeve që u shërbejnë qytetarëve të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat