Shporta e mbeturinave i zë rrugën qytetarit në Gërmi, ia vë flakën

Prishtina

Shporta e mbeturinave i zë rrugën qytetarit në Gërmi, ia vë flakën

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Parku i “Gërmisë” në Komunën e Prishtinës mund të themi së është parku më i madh dhe më i frekuentuar në vend.

Çdo ditë mund të shohim shumë qytetarë të cilët zgjedhin ta kalojnë ditën në këtë park e sidomos gjatë ditëve të vikendeve.

Mirëpo, sa  i përket mirëmbajtjes nuk mund të themi se është edhe aq në nivel të duhur.

Fatkeqësisht, qytetar të papërgjegjshëm shpesh dëmtojnë ulëset në këtë park, ajo qfarë ka rënë në sy këto ditë ka qenë djegja e nj ë shportes  të mbeturinave të cilës iu është vënë zjarri.

Nuk dihen arsyet pse e kanë bërë dhe kush e ka bërë, mirëpo një veprim i tillë mund të bëhet vetëm nga persona të papërgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat