Prishtinasit i kthehet prona që iu uzurpua pas lufte

Prishtina

Prishtinasit i kthehet prona që iu uzurpua pas lufte

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:11
Murat Limani

Me vendim të ish Gjykatës Komunale, Murat Limanit nga Prishtina i rikthehet prona pasi ishte uzurpuar nga Sejdi Blakqori.

Rruga “Hamdi Mramori”, në Prishtinë u bllokua të hënën.

Njësia speciale e Policisë nuk po nuk po lejon askënd të kalojë këndej pari.

Arsyeja është se këtu do të ekzekutohet një vendim i ish Gjykatës Komunale të Prishtinës i vitit 2007, i plotfuqishëm që nga viti 2009.

E për ta bërë këtë në vend të ngjarjes dolën edhe referentë përmbarues të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ndërkohë në pritje të ekzekutimit të këtij vendi ishte edhe Murat Limani nga Prishtina të cilit sipas Gjykatës i është uzurpuar prona prej gati katër ari nga Sejdi Blkaqori qe 20 vite.

Por ky i fundit nuk ishte në shtëpi kur organet e rendit ia zunë derën.

Madje edhe u kishte mbyllur dyert.

Për këtë u desh të përdoren mjete të forta për ta hapur derën kryesore.

Megjithatë dyert nuk u hapen lehtë.

Pa disa tentimeve dyert u thyen.

Më pas këtu u ftuan gjeodetët për ta përcaktuar saktë sipërfaqen e parcelës që duhej liruar nga Sejdi Blakqori.

Ndërkohë paditësi Murat Limani thotë se prona ju uzurpua mbas luftës, ani se me dokumentacion ishte në rregull.

“Mbas lufte personi që e ka uzurpua ka filluar me rrënua shtëpinë….e kam paraqit…në polici nuk kanë ba kurrgjë…ai ka thënë që unë e kam ble. Por fakte s’ka pasë… Prej vitit 2000 kjo shtëpi ka qenë në emër timin me flet poseduese, por ai mas pas asaj përudhë  ka rrënuar tani ja ka dhanë be me qera…”, ka thënë Limani për T7.

Ky thotë se po synon që ta rikthej pronën e tij pas dy dekadave.

“Neve na kanë thirre që të lirohet pasuria…dhe unë e kam marrë ekipin për rrënim dhe rrethim…unë për këtë e kam marrë gjeometrin…por gjykata

E avokati i Limanit, Hamdi Jashari thotë se Gjykata e ka stërgjatur këtë lënde.

Hamdi Jashari, avokat i Murat Limanit

Pi ktheet prona pas 20 viteve…ky lirim vjen pas 20 viteve….pastaj procedura përmbarimore prej vitit 2009. Gjykata po e zbaton aktgjykimin pasi aty shkruan që duhet ti dorëzohet sipërfaqja e plotë. Ndërtimin është bërë në mënyrë të paligjshme dhe e ka ndalu gjykata vazhdimin e punimeve. Gjykata se ka kry punën si duhet…

E në vend të ngjarjes doli edhe djali i të paditurit, Sejdi Blakqori, Rrahimi .

Ai dha arsyet e tij se pse nuk do duhej të bëhëj ekzekutimi i vendimit.

Ky madje thotë se gjykatësi i këtij rasti është i korruptuar.

“Gjykatësi është I korruptum pasi gjykata supreme ja ka shfuriqu..presioni I tyre është te paret. Një ka ardhë mbarmë. Ka thënë që publikoni naj send keni me pasë..punë edhe I kanë lypë 490 mijë euro…deri të dillen ose vijnë policia”, ka thënë Blakqori.

Se është një padi tjetër në Gjykatë e pranon edhe avokati i Limanit, por sipas tij kjo nuk paraqet problem që të ekzekutohet përmbarimi.

Ndërkohë pjesa e tokës ku nuk kishte ndërtim është rrethuar dhe i është dorëzuar Murat Limanit, ndërsa objekti mbetet të shqyrtohet me një procedurë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat