Hapet mini biblioteka e parë në lagjen Dardania

Prishtina

Hapet mini biblioteka e parë në lagjen Dardania

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 06:17
Mini biblioteka e parë në lagjen Dardania

Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë sot ceremoninë e hapjes së minibibliotekës së parë në parkun e vjetër të Lagjes Dardania.

Minibiblioteka do të jetë e qasshme 24 orë në 7 ditë të javes dhe pas hapjes do të jetë pronë e lagjes dhe nën kujdesin e banorëve të lagjes.

E njejta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave dhe huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje.

Projekti “Minibibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Projektit në fjalë iu bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të lagjeve përfituese të Prishtinës duke kontribuar me libra dhe mjete financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat