A do të kthehet Dardan Sejdiu afër Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës?

Prishtina

A do të kthehet Dardan Sejdiu afër Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës?

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:34
Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti

sh-anëtari i Kryesisë dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se dorëheqja e tij nga të gjitha strukturat e partisë ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij, duke qenë në strukturat udhëheqëse, ai ka vendosur të marrë përgjegjësi për dështimet e partisë, duke dhënë dorëheqje, duke shtuar se “edhe në humbje duhet të merret përgjegjësi”.

Duke folur për dorëheqjen e tij, ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se momentalisht ky është vetëm vendim individual.

“Unë besoj që edhe si shef i grupit parlamentar kam një përgjegjësi pasi qytetarët kanë vlerësuar se nuk duhet të jemi në parlament”, ka thënë ai.

Ndërkaq duke folur për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 6 tetorit, Sejdiu ka thënë se politikë e PSD-së nuk ishte të qëndronin gjithmonë pole të kundërta me pozitën.

“Ndodhi një fitore e subjekteve që kanë qenë pole të kundërta me Qeverinë, ndërsa ne në PSD kemi menduar se nuk duhet të jemi gjithmonë pole të kundërta. Nga qytetarët kjo nuk u lexua kështu, prandaj edhe ndodhi rezultati”, ka thënë ai.

Nëse shihet në aspektin empirik, Sejdiu thotë se dy partitë opozitare nuk kanë sjellë asnjë ligj në Kuvend duke potencuar se opozitë nuk do të thotë vetëm të rrish pa bërë asgjë.

Ai tutje shton se është krenar për punën qe ka bërë.

“Unë Kuvendin e shoh si një arenë ku secili deputet duhet të jap një kontribut për politikën që ai përfaqëson. Unë mendoj që është koha me normalizu politikën. Unë kam vendosure që nga sot që punën time në politikë ta bëj nga një kënd i vlerave socialdemokrate dhe jo nga vija e parë e politikës. Nuk do të jem në domenin publik. Unë kam një lidhje goxha të fortë me Prishtinën dhe ndihem mirë kur punoj për Prishtinën. Nëse Ahmeti e sheh që jam i nevojshëm për të punuar për Prishtinën, jo nga këndi publik, do ta bëjë me kënaqësi”, ka thënë ai duke shtuar se do të kthehet në sektorin e financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat