Policia konfiskon 9 vetura të padoganuara në tregun e automjeteve në Prishtinë

Prishtina

Policia konfiskon 9 vetura të padoganuara në tregun e automjeteve në Prishtinë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Gjatë kontrollit kanë konfiskuar nëntë (9), vetura.

Shumë qytetarë, në pamundësi financiare për t’i zhdoganuar veturat që vijnë nga jashtë, detyrohen t’i shesin ato pa e kryer detyrimin doganor.

E për këtë, këtë të diel, policia në bashkëpunim me doganën, kanë ndërmarrë një aksion në tregun e veturave në Prishtinë.

Gjatë kontrollit kanë konfiskuar nëntë (9), vetura.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Njësia e Auto-Krimeve në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Njësinë për Reagim të Shpejt ,Njësinë e Trafikut Regjional dhe Stacionin Policor Qendra në Prishtinë kanë ndërmarr një operacion policor në hyrje të tregut të automjeteve në zonën Industriale në Prishtinë ku gjate kontrollimit të automjeteve në afërsi të tregut të veturave, pas kontrolleve janë identifikuar (9) automjete, vozitësit e te cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore”, ka thënë Hoxha.

Ai ka treguar se më pastaj veturat e konfiskuara janë dërguar në terminalin doganor me përcjellje të Policisë, ndërsa ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat ligjore.

Ndryshe, më shumë se 183 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës për blerjen e veturave nga jashtë, vetëm gjatë vitit 2018.

Në përgjithësi, vitin e kaluar janë importuar 20 mijë e 689 vetura. Prej tyre, 17 mijë e 340 janë vetura të përdorura, ndërsa 3 mijë e 349 vetura të reja.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga totali i 183 milionë eurove, më shumë se 129 milionë janë shpenzuar për vetura të përdorura, ndërsa afër 54 milionë euro për vetura të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat