Prindërit mblidhen në shkollën “Emin Duraku” për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë

Prishtina

Prindërit mblidhen në shkollën “Emin Duraku” për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 09:29
Prindërit mblidhen në shkollën “Emin Duraku”

Këshilli i prindërve të shkollës "Emin Duraku", në Prishtinë, që nga ora 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M. për këtë të fundit prindërit po pretendojnë se ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetë.

Zijavere Krasniqi, kryetare e këshillit drejtues të kësaj shkolle tha se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.

"Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, vendim të suspendimit të arsimtares të historisë. Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim që po e merr një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë ju bëj thirrje gjykatës të marrin me seriozitet shumë të madh këtë çështje se nuk është e lehtë", ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se nuk do të largohen nga oborri i shkollës dhe se nuk do të lejojnë hyrjen e A.M, deri sa të merret vendimi për të.

Siç thotë ajo, kjo arsimtare do të duhej të ishte në shkollë nga ora 08:00, por e njëjta nuk ka ardhur.

Edhe pas të premtes kur kishte raportuar media për këtë rast, Krasniqi tregon se ka pasur kërcënime nga ana e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat