Ish ushtari i UÇK-së në kërkim të Remzije Mustafës: Shpërblim për ata që ndihmojnë me informacione

Prishtina

Ish ushtari i UÇK-së në kërkim të Remzije Mustafës: Shpërblim për ata që ndihmojnë me informacione

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:02
Ridvan Tahiri

Ka ditë që nuk dihet asgjë për fatin e qytetares, Remzije Mustafa.

Ka ditë që familjarët, Policia e Kosovës, por edhe vullnetarë e qytetarë të shumtë janë aktivizuar për gjetjen e saj.

Edhe ish-ushtari I UÇK-së dhe trajneri në përdorimin e armëve, Ridvan Tahiri, ka nisur një aksion për gjetjen e Remzijes.

Tahiri, sot përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë shpresë për fatin e të zhdukurës, derisa ka thënë se ka edhe shpërblim për të gjithë ata që u dërgojnë informacione të sakta.

Ky është postimi i tij i plotë:

APEL PER NDIHMË

Te dashur qytetar te Kosoves.


Nga dita e marte kemi filluar kerkimin itensiv ne qdo cep te qytetit mbrenda dhe jasht shum te rinje e te reja i jan pergjigjur thurjes per kerkim te zonjes Remzije Mustafa.


Shum tefonata na kan ardh ku dyshohet qe e kan vrejtur ne levizje,por nuk kemi arrit saksisht te gjejm diqka ma konkretisht.


Prap po ju bej apel nese e shihni dhe dyshoni ndalone apo percjellne ne levizje,duke e kontaktuar Policin e Kosoves apo familjaret.

Une ne emer te familjes Mustafa ne bashkpunim me ta,kemi vendos te ndajm edhe nje shperblim per te gjith ata qe na dergojn info te sakta deri ne gjetjen e Remzije Mustafa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat