Sindikata e Muzeut kundër drejtorit të ri

Prishtina

Sindikata e Muzeut kundër drejtorit të ri

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:07
Muzeu

Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës, pas gjendjes së krijuar me vendimin e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS, për kthimin e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, ka shprehur shqetësimin lidhur me ecurinë e procesit në fjalë.

Sipas sindikatës, zgjedhja e  drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është bërë mbi bazën e respektimit të procedurave ligjore dhe përformancës së kandidatëve, por mbi baza partiake dhe nepotike, duke shkelur mbi parimet ligjore të përcaktuara me ligjet në fuqi.

Sindikata thotë se ky proces fillojë të degradohet nga periudha e hartimit të rregullores 15/2018 për gradat dhe pagat e krijuesve dhe përformuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore dhe me theks të veçantë,  statuti i MKK-së, i cili është hartuar dhe miratuar pa konsultimin e punëtoreve të MKK-së dhe si i tillë është hartuar me përmbajtje komplet politike, kundër parimeve profesionale të punëtoreve të Muzeut.

“Gjatë gjithë procesit të rekrutimit kishte shkelje në zhvillimin e procedurave, si procesi i rekrutimit në karrierë i zhvilluar si procedurë e parë, nuk është zhvilluar sipas procedurave të rregullores nr. 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil, organizimi i testit me shkrim kishte karakter selektues, duke hartuar pyetje jo profesionale të pa artikuluara  drejtë dhe me tendencë të manipulimit politik. Po ashtu edhe vlerësimi u manifestua me ndërhyrje të plotë politike, i gjithë procesi degradoj me organizimin e intervistës dhe rrjedhimisht me publikimin e rezultateve përfundimtare nga Këshilli Drejtues i MKK-së, ku është emëruar  drejtor i MKK-së, anëtari i PDK-së dega në Drenas, kandidati me përfomancën  më të dobët dhe jo-profesionale, në kundërshtim me statutin që e kishin përpiluar vet Këshilli Drejtues i MKK-së, së fundmi, në vend që të anulohet e gjithë procedura dhe procesi të kthe het në piken zero, përkundrazi disa akter aventurier të MKRS-së, përkatësisht, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS,  ia mundësuan  kthimin në punë, z. Ajet Leci, që bie në kundërshtim të plotë me vendimin për shkarkimin e Leci nga Ministri z.  Kujtim Gashi, Sekretari Permanent z. Veton Firzi dhe Zyra e Personelit në MKRS. I gjithë ky mashtrim rezulton me nënshkrimin e kontratës, drejtor i MKK-së, të z. Ajet Leci, i cili nga data 12.11.2019 filloj të ushtroj detyrën e drejtorit në MKK. Kryesia e Sindikatës,  vlerëson se muzeu vazhdon të mbetet në udhëkryqe, duke u ofenduar dhe degraduar në mënyra dhe forma të ndryshme nga partitë politike të cilat e drejtuan MKRS-në, në rasti konkret, PDK-ja”, thuhet në reagim.

Me ketë rast,  Sindikata e  Punëtoreve të Muzeut Kombëtar të Kosovës,  i bënë thirrje ministrit në detyrë Kujtim Gashi, sekretarit permanent Veton Firzi, zyrës së personelit në MKRS dhe Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS;

“Të anuloj vendimin antiligjor të Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS, të ndalen emërimet partiake politike të cilat e degradojnë institucionin më të lartë të trashëgimisë kulturore-muzeore në vend të organizojnë një konkurs të ri me kritere të pavarura profesionale, etj. Sindikata e punëtorëve të MKK-së, përmes kësaj shkrese rikonfirmon edhe një herë se në rast të mosplotësimit të kërkesave të lartcekura do të vazhdoi të kërkoj respektimin e kërkesave në fjalë përmes rrugëve ligjore dhe formave tjera”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat