Rruga e keqe në Taslixhe

Prishtina

Rruga e keqe në Taslixhe

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Foto

Plot rrugë nëpër Prishtinë ndodhën në gjendje të keqe, sado që Komuna ka filluar të mbulojë gropat.

Rruga “Mehmet Akif Ersoy” në Tastlixhe të Prishtinës ka mbetur rruga e vetme për banorët e kësaj lagje ngase rruga tjetër me kocka qe vjen prej udhëkryqit për ne Gërmi e Velani është e mbyllur për qarkullim tash e dy muaj.

“Këto dy gropa janë bërë nga ujësjellësi Prishtina, si pasoje e intervenimit në një gyp të shpërthyer. Gropa/prerja e parë është bërë gabimisht, kurse prerja e dyte është pastaj për gypin e shpërthyer. Pas intervenimit vetëm është mbuluar me dhe, kjo është gjendja”, thuhet në përshkrimin e fotografisë që e ka bërë faqja “Vrojtuesit e Prishtinës”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat