Program i veçantë për tifozët anglezë

Prishtina

Program i veçantë për tifozët anglezë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 07:17
Prishtinë

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me tifo-grupin Dardanët dhe FFK-në, sot organizojnë mikpritje për tifozët anglezë.

Aktivitetet zhvillohen në amfiteatrin e qytetit të Prishtinës, ku do të ketë aktivitete muzikore, pije, ushqim e shumë dashuri për vendin tonë mik.

“Në pamundësi që shumica prej nesh të përcjellin ndeshjen në Stadiumin e qytetit ‘Fadil Vokrri’, përveç aktiviteteve muzikore, pijeve dhe ushqimit, do të transmetohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë”, thuhet në njoftim.

Aktivitetet mbahen në Amfiteatrin e Qytetit në Sheshin "Zahir Pajaziti" dhe fillojnë nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat