Spitali i Prishtinës, kërkohet që ai të ndërtohet në hapësirën e Kazermës së dikurshme të TMK-së

Prishtina

Spitali i Prishtinës, kërkohet që ai të ndërtohet në hapësirën e Kazermës së dikurshme të TMK-së

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Fiknete Bejta, asambliste në Komunën e Prishtinës në radhët e AAK-së, përmes një shkrimi të bërë faqen e saj zyrtare Facebook, ka folur rreth ndërtimit të Spitalit të Prishtinës, për të cilin ka mbetur të caktohet lokacioni.

Bejta ka kërkuar nga Komuna që ky institucion të ndërtohet në hapësirën e Kazermës së dikurshme të TMK-së, jo vetëm për shkak se ky premtim është i kahmotshëm, por edhe për arsye ky do të ishte një nga investimet më të mëdha në këtë pjesë të kryeqytetit.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kompania gjermane ICME, është duke bërë studimin e fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës dhe pastaj do të hartoj edhe planin detal të këtij spitali.
Për Spitalin e Prishtinês janë ndarë 7 milionë euro dhe nga ana e Komunës ka mbetur vetëm të caktohet lokacioni për ndërtim.

Në cilësinë e Këshilltares Komunale kërkoj nga Komuna që ky spital të ndërtohet në hapsirën e Kazermës së dikurshme të TMK-së në Llukar.
Sipas informatave të siguruara në atë lokacion ka hapsirë të mjaftueshme për ndërtimin e një Institucioni të tillë dhe ndikon pozitivisht edhe në aspektin social dhe ekonomik në atë pjesë të qytetit.

Ndërtimi i Spitalit të qytetit është premtim i kahmotshëm por ndërtimi i tij në këtë pjesë të Prishtinës do të ishte lajm i mirë pasiqë është hera e parë që ndodhë ndonjë investim i madh në këtë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat