Mbahet takimi në kuadër të Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët

Prishtina

Mbahet takimi në kuadër të Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Sot në Prishtinë mbahet takimi në kuadër të Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës duke filluar nga ora 10.00.

Ky takim organizohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ambasadën e Italisë në Prishtinë.

Takimi është një platformë e përbashkët e institucioneve qeveritare të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për të diskutuar gjendjen aktuale të rezistencës antimikrobike në Kosovë dhe veprimet e përbashkëta për adresimin e kësaj sfide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat