Prishtinës i shtohen edhe tri minibiblioteka

Prishtina

Prishtinës i shtohen edhe tri minibiblioteka

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 08:01
Minibiblioteka

Kryeqyteti i Kosovës hap pas hapi po shndërrohet në qytet të librit.

Tashmë, ngjashëm sikurse lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana”, edhe lagjet “Velania”, “Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit” po bëhen me kënde të librit.

Ky projekt do të vazhdojë tutje dhe deri në fund të vitit pothuajse secila lagje e Komunës së Prishtinës do të bëhet me minibibliotekë.

E gjithë kjo punë në nderim dhe promovim të dijes, përkatësisht librit, mbi bazën e të cilit do të duhej të ngrihet çdo personalitet njerëzor, po bëhet falë një bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat