Vjen një njoftim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës për të gjithë shoferët

Prishtina

Vjen një njoftim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës për të gjithë shoferët

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të mos parkojnë veturat në vendpunishte, përndryshe ato do të konfiskohen.

Në njoftimin e komunës thuhet se janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve në lagjet e Prishtinës, më konkretisht te rruga “Qamil Hoxha” dhe “Iliaz Kodra” në Dardani.

Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.

Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.

Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.

Falënderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat