Asnjë cent të hyra nga licenca për biznese, pronarët ankohen për taksën vjetore

Prishtina

Asnjë cent të hyra nga licenca për biznese, pronarët ankohen për taksën vjetore

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Asnjë cent të hyra nuk ka pranuar Komuna e Prishtinës, nga licenca për biznese gjatë muajve korrik dhe shtator të këtij viti.

Referuar raportit financiar të Komunës, i bie që për këtë periudhë, asnjë biznes i ri nuk është hapur në kryeqytet.

Derisa interesi për ta nisur një biznes të ri, sipas raportit, është i ulët, Komuna ka vazhduar të aplikojë taksë vjetore ndaj bizneseve.

Faturën për pagesën e një mijë eurove taksë e pranoi para pak ditësh Jeton Latifi, i cili është pronar i bujtinës “Oda”.

Por, për Latifin, kjo taksë është e papranueshme dhe barrë shtesë për biznesin e tij, nga i cili thotë se edhe ashtu fiton pak.

ankohet se me këtë shumë faturohen si bizneset e vogla, ashtu edhe ato të mëdha.

Ai thotë se puna e tyre po dëmtohet edhe nga konkurrenca e pabarabartë e disa personave që, sipas tij, ushtrojnë këtë biznes pa respektuar procedurat ligjore.

Ekonomistët vlerësojnë se është e paarsyeshme nëse aplikohet taksë fikse, si për bizneset e mëdha ashtu edhe për ato të vogla.

Musa Limani thotë kjo taksë dëmton punën e bizneseve të vogla.

Të papranueshme, këtë taksë e vlerësojnë edhe qytetarët. Ata vlerësojnë se komuna duhet t’u krijojë lehtësira bizneseve e jo pengesa.

Mirëpo, komuna thotë se kjo taksë nuk është fikse. Sipas nënkryetarit Selim Pacolli, bizneset taksohen sipas deklarimit të tyre financiar.

Të hyrat nga regjistrimi i bizneseve në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas raportit komunal, janë vetëm 9.28 për qind, apo rreth 20 mijë euro më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat