Njoftim i rëndësishëm nga Trafiku Urban për devijimin e linjës 4

Prishtina

Njoftim i rëndësishëm nga Trafiku Urban për devijimin e linjës 4

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Trafiku Urban ka njoftuar banorët e lagjes Kodra e Diellit në kryeqytet se nga nesër autobusët e Linjës 4 do ta devijojnë qarkullimin.

Sipas njoftimit, kjo për arsye të punimeve që po bëhen në rrugën “Armend Daci”.

Ata thonë se do të udhëtojnë drejtë rrugës “Enver Maloku” në rrugën B dhe tuje.

“Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për shkak të punimeve, nga nesër nuk do të ketë qarkullim në Rr. “Armend Daci”, andaj autobusët e Linjës 4 do të devijojnë qarkullimin. Do të udhëtojnë drejt Rr. “Enver Maloku” në Rrugën “B” dhe tutje. Gjatë kthimi nga Lagjja Mati nuk do të ketë ndryshime”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat